Ballina Kryesore Financial Times përzgjedh foto dite këtë pamje të mrekullueshme nga Shqipëria, ja...

Financial Times përzgjedh foto dite këtë pamje të mrekullueshme nga Shqipëria, ja çfarë shkruan Rama

Kryeministri Edi Rama iu ka uruar të gjithë shqiptarëve një ditë të mbarë me një foto të shpërndarë nga Financial Times, e përzgjedhur si foto e ditës.

Në foton e prestigjozes britanike, paraqitet një pamje e mrekullueshme nga një mbrëmje e kthjellët në fshatin Bizë të Durrësit.

Rama thekson se sezoni turistik i Shqipërisë, si në bregdet, ashtu dhe në zonat malore, po vlerësohet gjithnjë e më tepër nga të huajtë.

“MIRËMËNGJES 😀 dhe me këtë foto të veçantë të Bizës, përzgjedhur nga Financial Times si foto dite, përmes së cilës vlerësohet sezoni fantastik turistik i Shqipërisë këtë vit si në bregdet ashtu dhe në zonat e mrekullueshme malore, ju uroj një ditë të mbarë 🌹”, shkruan Rama në “Facebook”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook