Ballina Aktualitet Fino: Qeveria të vendosë hierarki të re në sistemin e pagave.Gjykatësit pagë...

Fino: Qeveria të vendosë hierarki të re në sistemin e pagave.Gjykatësit pagë më të lartë se Presidenti

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, ku është biseduar projekt buxheti i i vitit 2019, Bashkim Fino ka kërkuar rishikimin e projekt buxhetit dhe rivendosjen e një hierarkie pagash. 

Sipas deputetit të PS, nuk është e mundur që një gjyqtar të paguhet më shumë se Presidenti i Republikës. 

Fino propozoi rishikimin e projekt buxhetit, brënda 6 muajsh nga ana e qeverisë dhe ngritjen e një grupi ndërministror për të vendosur për nivelin e pagave. 

Le të rishikohet niveli i pagave duke filluar nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri e deri tek nëpunësi shtetëror-ka deklaruar Bashkim Fino, deputeti i PS.