Ballina Kryesore Firmosi për prishjen e Teatrit, deputeti demokrat i përgjigjet princeshë Elia Zaharias:...

Firmosi për prishjen e Teatrit, deputeti demokrat i përgjigjet princeshë Elia Zaharias: Më le pa fjalë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i është përgjigjur reagimit të princeshë Elia Zaharias, lidhur me qëndrimin e saj për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Me anë të një statusi në “Facebook”, deputeti i PD-së, thotë se ka mbetur pa fjalë nga qëndrimi i Elias për Teatrin.

Kujtojmë që emri i kësaj të fundit është renditur ndër firmëtarët që janë pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Statusi i plotë
E dashur Elia, kam shumë respekt për familjen mbretërore por në këtë rast qëndrimi juaj mbi teatrin më la pa fjalë, sepse është i gabuar.
Së bashku restauruam kohë më parë një objekt të vjetër e me vlera historike në pronësi të familjes mbretërore, dhe e kthyem në një qendër inovacioni të teknologjisë së informacionit.
Përse Teatri, gjithashtu mbartës vlerash duhet zhdukur në vend që të restaurohet?
Familja juaj më shume se asnjë tjetër e di që shuarja dhe mohimi i së kaluarës
shkakton plagë të pashërueshme për shoqërinë. Duhet të jemi nga ana e drejtë e historisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook