Ballina Kryesore Flet “Kaubojsi”: Ja si na nxorri në pension Edi Rama

Flet “Kaubojsi”: Ja si na nxorri në pension Edi Rama

I ftuar në edicionin e lajmeve në “Syri.net”, ish-deputeti Eduard Ndocaj ka komentuar situatën politike dhe sociale në vend, si dhe ka folur për karrierën e tij pas largimit nga politike. 

Ndocaj deklaroi se Edi Rama ka nxjerrë në pension 3 milionë shqiptarë, mes tyre dhe atë. Pas largimit nga politika “kaubojsi” është duke u marrë me pasionin e tij, pikturën.

“Kryeministri Rama ka nxjerrë në pension 3 milionë shqiptarë, sepse i la të papunë dhe të pashpresë, mes tyre jam dhe unë.

Unë të paktën kam gjetur pikturën e cila është një hobi. Por ky lloj parlamenti nuk më mungon sepse nuk i mungon asnjë shqiptari. Unë kandidova dhe doja të isha pjesë, sepse doja të luftoja kundër babëzisë. Ky parlament nuk është në dobi të qytetarëve, por është në dobëi të krimit dhe të drogës”, u shpreh Ndocaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook