Ballina Kryesore Flet Vasili: E vërteta e frikshme që konfirmoi qartazi raporti i DASH...

Flet Vasili: E vërteta e frikshme që konfirmoi qartazi raporti i DASH për Shqipërinë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë.

Përmes një statusi në “Facebook”, Vasili shkruan se Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), konfirmoi shumë qartë Shqipëria mbetet vend kryesor i pastrimin të parave.

“Dhjetrat kullat ne Tirane jane prova e qarte, qe fajeson pa asnje ekuivok qeverine e inkriminuar ne kete fenomen shkaterrimtar per ekonomine e vendit dhe per kriminalizimin e jetes politike dhe shoqerore te tijm” shkruan ndër të tjera Vasili.

Statusi i plotë
DASH paralajmeroi pastrimin masiv te parave dhe kullat ne Tirane jane prova e qarte dhe e rende e inkriminimit te qeverise.

Vetem disa jave me pare Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi shume qarte se Shqiperia mbetet vend kryesor i pastrimit te parave.
DASH konfirmoi se Shqiperia eshte nen vezhgim te rrepte per pastrimin e parave si dhe vuri gishtin edhe ne format e ketij pastrimi.
Dhjetrat kullat ne Tirane jane prova e qarte, qe fajeson pa asnje ekuivok qeverine e inkriminuar ne kete fenomen shkaterrimtar per ekonomine e vendit dhe per kriminalizimin e jetes politike dhe shoqerore te tij.
Moskonfiskimi i aseteve te veprimtarise kriminale dhe perkundrazi shnderrimi nga qeveria i Shqiperise ne nje parajse dhe lavatrice kolosale te pastrimit te parave jane ne syte e te gjithe shqiptareve,por edhe te partnereve nderkombetare, qe po ndjekin hap pas hapi me te gjitha instrumentet situaten.
DASH konfirmonte ne raport se

“Vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare.
Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qënieve njerëzore,”
“Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”, theksohet në raport.
Departamenti Amerikan i Shtetit theksonte : “Institucionet shqiptare nuk janë efektive në luftën kundër pastrimit të parave.
Si rezultat, paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.
Në 2017-n, ligji i konfiskimit anti-mafia është ndryshuar.
Përkundër ndryshimeve në ligj për të përmirësuar aftësitë e prokurorëve për të hetuar dhe konfiskuar asetet në lidhje me të ardhurat kriminale, mangësitë mbeten në zbatimin e ligjit.”

LEXO EDHE:  Vasili akuza Ramës: Shqipëria jote nuk lufton dot as varfërinë, shqiptarët janë pa një drejtim shtetëror

Qeveria tashme eshte vendosur qartazi kunder SHBA-se dhe kunder gjithshkaje qe DASH kerkoi me force kunder pastrimit te parave qe shkaterrojne vendin.
A mund ta pranojne shqiptaret nje qeveri antiamerikane?
Sigurisht qe kurre jo.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook