Ballina Dossier Flet vëllai i Izet Haxhisë: Berisha njeriu më i pabesë, ja si...

Flet vëllai i Izet Haxhisë: Berisha njeriu më i pabesë, ja si ia shpëtoi kokën në ’97. Ç’ndodhi me ish-kreun e SHISH-t

Ismet Haxhia, vëllai i Izet Haxhisë, i cili kreu 15 vjet burg i akuzuar në vrasjen e Azem Hajdarit, akuzon ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi se i ka ofruar 100 mijë dollarë që Izet Haxhia të dëshmonte se ishte Sali Berisha urdhëruesi për vrasjen e Azem Hajdarit.

Në një replikë në distancë me Fatos Klosin, Ismet Haxhia shprehet se ka qenë fatos Klosi që ka dashur ta përfshinte në një skenar për vrasjen e Sali Berishës gjatë një mitingu në Vlorë, por që e ka refuzuar.

Sipas tij, dënimi i vëlezërve Haxhia ka qenë një inskenim i Fatos Klosit.

Ismet Haxhia ka sulmuar ashpër ish-kryeministrin Berisha duke e cilësuar si njëriun më të pabesë që mund të ketë.

PJESE NGA INTERVISTA

Ju në këtë mënyrë i keni shpëtuar dhe jetën Sali Berishës, jua njeh këtë nder?
Ai është njeriu më i pabesë që mund të ketë! Njeri më mosmirënjohës nuk ka. Im vëlla ia ka shpëtuar kokën në 13- 14 mars 1997, kur donte t’ia mbathte nga Presidenca.

LEXO EDHE:  Berisha ngushëllime Jonuz Musliut: Luftëtari i paepur i çështjes së drejtë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës

Kur jeni takuar herë tjetër me Fatos Klosin?
Jemi takuar përsëri më 17 janar 2001, por ai nuk e përmend këtë takim se është burracak. Ka qenë dy ditë pas arrestimit të vëllait tim, Isamedinit, i cili doli i pafajshëm. Në atë takim, i kam kërkuar Fatos Klosit që të heqë dorë nga skenarët kundër familjes tonë. Kam bërë çerek ore debat të ashpër me të, në lokalin Red Bull përballë Ministrisë së Drejtësisë që është sot.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook