Ballina Kryesore “Forcat e vjetra do rrëzohen në rrugë paqësore, por me forcë”, ç’kërkon...

“Forcat e vjetra do rrëzohen në rrugë paqësore, por me forcë”, ç’kërkon të thotë ish-aleati i Ramës me këtë deklaratë

I ftuar në studion e lajmeve të televizionit Ora News, ish-aleati i Ramës, njëkohësisht kryetari i Partisë ZGJIDJA, Koço Kokëdhima, komentoi aktualitetin politik në vend.

Ndër të tjera Kokëdhima u shpreh se “forcat e vjetra do rrëzohen në rrugë paqësore, por me forcë”.

“Unë besoj që ne do ta bëjmë përmes rrugës paqësore përmbysjen e kësaj elite politike. Unë besoj që ne do ta bëjmë rrëzimin e partive të vjetra në rrugë paqësore, por me forcë. Forca e bashkuar e masave të gjera të popullit rreth një projekti lirie. 

Ne dëgjojmë cdo ditë historitë e peshqve të vegjël dhe të mëdhenj etj., nuk shpëton Shqipëria nga peshqit e vegjel dhe peshqit e mëdhenj, sepse Shqipëria është robinë e peshkaqenëve. Peshkaqenët nuk i rrëzojmë dot me reformën në drejtësi, sepse peshkaqenët e kanë marrë në rrjetë reformën në drejtësi. Peshkaqenët mund të luftohen vetëm në rrugë politike, vetëm me vendosjen e një republike demokratike, me zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Kokëdhima.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook