Ballina Kryesore VIDEO/ 19-vjeçarja arrestohet se kërceu këngën e Era Istrefit pa shami, reagon...

VIDEO/ 19-vjeçarja arrestohet se kërceu këngën e Era Istrefit pa shami, reagon artistja shqiptare: Nuk është krim të…

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Iran, ku një vajzë 19-vjeçare është arrestuar, pasi ka publikuar në faqen e saj në Instagram disa video duke kërcyer pa shami.

Mësohet se vajza e arrestuar është Maedah Hojabri, e cila kishte një faqe Instagrami me mbi 600.000 ndjekës. Faqja e saj në Instagram u fshi nga ky rrjet social nga autoritetet iraniane, ndërsa arsyetimi për arrestimin e saj, ishte zbatimi i ligjeve të sheriatit.

Menjëherë pas arrestimit të saj kanë në mbështjetje shumë gra dhe vajza iraniane, të cilat kërkojnë heqjen përfundimtare të ligjeve të tilla.

Ishte një bloggere nga Irani, e cila  duke u sensibilizuar për rastin në fjalë, gjatë një spektakli në televizionin shtetëror iranian, e bëri publik ngjarjen që ishte përpjekur të mbahej e fshehtë nga autoritetet policore.

Në një prej videove të saj, 19-vjeçarja iraniane kërcente edhe këngën “Bon Bon” të Era Istrefit.

Nuk ka mbetur pa reaguar edhe vetë këngëtarja me origjinë shqiptare Era Istrefi, e cila përmes një fotoje të postuar në Instagram, e quan çmenduri atë që ka ndodhur, duke kërkuar lirimin e vajzës iraniane, ndërsa thekson se të kërcesh nuk është krim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook