Ballina Kryesore Akuza të rënda nuse-vjehrrë, rindizet “lufta” mes Natashës dhe Eglantinës

Akuza të rënda nuse-vjehrrë, rindizet “lufta” mes Natashës dhe Eglantinës

Përplasja e tyre live ka qenë një ndër ngjarjet që mori vëmendje maksimale në publik, por duket se tashmë situata është përkeqësuar dhe Natasha me Eglantinën janë përballur sërish live, në emisionin “Me Zemër të Hapur”.

Ato debatojnë për kujdestarinë e djalit të vogël, Argentinit, i cili lindi nga një martesë e shkurtër mes Eglantinës dhe djalit të Natashës.

Në debat e sipër, Natasha akuzoi Eglantinën se e keqtrajtonin fëmijën dhe se babai i saj i kishte drejtuar thikën.

“Për tërë gushtin e kam marrë Argentinin. Ndërsa për tërë vitin e marr në total 12 orë. Nip im dhunohet nga gjyshi i tij. Ai ka treguar se gjyshi e rreh.

Ai tregon se ka frikë nga ai, dhe se e rreh nënën e tij, Eglantinën. Babai i Eglantiës rreh edhe gruan. Madje u nxjerr edhe thikën. Gjyshi sheh filma porno në sy të nipit.

Djali është i traumatizuar, nuk bëri një ditë plazh. Kërkuam urdhër-mbrojtjeje. Por prokuroria e rrëzoi kërkesën. Dua t’ju them se Argentini duket sikur është 20 vjeç nga ana e zhvillimit seksual”, tha ish-vjehrra.

Ndërkohë, Eglantina ka mbrojtur babain duke thënë se asgjë nga këto që tha Natasha nuk është e vërtetë.

Si nisi sherri
Pas martesës së Eglantinës me djalin e Natashës, Armandon, lindin Argentini. Pastaj çifti u ndaj, por gjatë gjithë kësaj kohe Natasha ka kërkuar që djali i vogël të qendrojë me babain dhe jo me nënën.

Natasha e akuzonte nusen se nuk dinte të rriste djalin dhe se donte të punonte, ndërsa Eglantina kërkonte djalin e saj dhe akuzonte vjehrrën se po i largonte fëmijën duke i thënë se e kishte nënën kuçedër

Në fund, gjykata ka vendosur që djali të qendrojë me nënën duke sjellë kështu edhe debatin e sotëm, ku Natasha tashmë akuzon familjarët e Eglantinës së nuk po e rrisin siç duhet nipin e saj.

LEXO EDHE:  DENONCIMI/ Kryeministri Rama hakmerret ndaj heroit antikomunist të Veriut, çon fadromat të prishin kullën... (FOTO)