Ballina Aktualitet FOTO/ Atentati në Bllok, fansat shpërthejnë kundër Elvana Gjatës: Paske qenë k*rvë!

FOTO/ Atentati në Bllok, fansat shpërthejnë kundër Elvana Gjatës: Paske qenë k*rvë!

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën, tronditi mbarë opinionin publik.

Por mjaft bujë bëri dhe përfshirja e këngëtares së njohur dhe shumë të dashur për publikun, Elvana Gjata, e cila u përfshi në mënyrë të drejtëpërdrejtë në ngjarjen e rëndë.

Edhe pse ajo e mbajti të fshehtë prej dy vitesh, ishte kjo ngjarje tragjike, e cila do të zbulonte se cili ishte i fejuari i saj, biznesmeni Ervin Mata.

Viktimë e ngjarjes së djeshme është Fabian Gaxha, ndërsa i plagosur ka mbetur Ervis Martini, biznesmen i njohur i pikave të basteve si edhe Eljon Hate, të cilët kanë qenë së bashku në lokal.

Sipas të dhënave të policisë këngëtarja e njohur Elvana Gjata është bërë shkak për përleshjen e dy grupeve në zonën e ish-blloku mbrëmjen e djeshme.

Elvana Gjata u thirr për të dëshmuar ditën e sotme në polici, ku qëndroi për rreth më shumë se 20 minuta dhe sipas mediave u raportua që ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Kjo gjë ka shkaktuar dhe “vërshimin” e komenteve negative në drejtim të profilit të Elvanës në Instagram.

Në komente Elvanën e fajësojnë për ndarjen nga “njeriu me kulture dhe të gjitha të mirat, Flori” dhe po ashtu e gjykojnë si materialiste, madje ofendimet shkojnë deri aty sa e kanë cilësuar edhe si “femër kur*ë”.