Ballina Aktualitet FOTO/ Basha publikon pamjet: Rama u hoqi ndihmën ekonomike, shikoni skamjen e...

FOTO/ Basha publikon pamjet: Rama u hoqi ndihmën ekonomike, shikoni skamjen e 780 familjeve në Kamëz

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në faqen e tij të “Facebook-ut pamje nga disa familje në Bashkinë Kamëz.

Sipas Bashës, në këtë Bashki, janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike pa asnjë shpjegim 780 familje.

“Frigoriferët e vjetër të Donikës, Shpresës, Arturit janë bosh. Ata nuk kanë me se ti ushqejnë femijët e tyre, të zhytur në një varfëri të përmasave afrikane”, shkruan Basha ndër të tjera.

Statusi i plotë i Bashës
780 familje në Bashkinë Kamëz janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike pa asnjë shpjegim dhe sot jetojnë në skamje të frikshme.
Frigoriferët e vjetër të Donikës, Shpresës, Arturit janë bosh. Ata nuk kanë me se ti ushqejnë femijët e tyre, të zhytur në një varfëri të përmasave afrikane.
Duke u hequr ndihmën ekonomike këtyre njerëzve të pamundur, qeveria që shpenzon milionat për lluks e qejfe, po i kercënon ata me bukën e gojës dhe kjo është kriminale. Buka e gojes nuk është lluks!
Asnjë qytetar i këtij vendi nuk mund të flejë me barkun bosh!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook