Ballina Kryesore FOTO/ Berisha e akuzoi si trafikant droge të lidhur me Ballën, reagon...

FOTO/ Berisha e akuzoi si trafikant droge të lidhur me Ballën, reagon Maksi Beca: Të kam pasur idhull! Nuk e prisja…

Një foto e Taulant Ballës e publikuar nga Sali Berisha me pretendimin se është nën shoqërinë e një personi, të akuzuar për trafik droge ka sjellë përplasje mes ish-kryeministrit, kreut të grupit parlamentar të PS, por edhe personazhit në foto të quajtur Maksi Beca.

Në një statsus në Facebook, Sali Berisha shkruan: “Taulant Bego/Jaris me bosin e kokainës Maksim Beço të arrestuar nga policia për trafik kokainë në vitin 2015”.

Pas këtij postimi nuk vonoi edhe reagimi i Taulant Ballës, i cili e quan foton montazh të SHQUP-it.

“Kinostudio e SHQUP-it dhe Saliu dështuan përsëri sot turpshëm me një fotomontazh, i cili ishte realizuar keq. Morën një person që nuk i di as emrin, prenë një fotografi timen dhe prodhuan foto të montuar, të cilin portalet e Zenit të Saliut dhe të kunatit të Lulit e bënë lajm. Po më mirë të kishit vënë Lulin bashkë me Babalen, sesa këtë tipin”, shkruan Balla në FB.

Por ish-kryeministri Berisha reagon sërish, duke publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, qës sipas tij përgënjeshtron Ballën se fotoja e publikuar prej tij është montim.

“Qytetari dixhital pergenjeshtron Taulant Bego/Jaris, i cili duke paraqitur si dëshmi një foto me Kallam Deshtakun përpiqet ta paraqes si montim foton me supertrafikantin e kokainës Maksi Beça. Shkoni krahasimin e fotove. Në foton me Kallam Deshtakun zonja që është në mes të tyre i mbulon krahun Taulant Begos,kurse në foton me bosin e kokainës Maksi Beça krahu i Taulant Gjurës është i lirë, janë dhe një seri dallimesh tjëra që faktojnë se kemi të bëjme me foto te veçanta dhe jo me montime. Pra nuk është faj i i fotove pse Tulant Jaris pozon me trafikant!”, shkruan Berisha në postimin e dytë.

LEXO EDHE:  Deputetja e LSI-së sulmon ministrin Bushati: Arroganca jote nuk mund të të fshehë gënjeshtrat!

Por ajo që të habit në këtë debat është reagimi i vetë personit, që Berisha e quan trafikant kokaine. Maksi Beca në një status në Facebook, shkruan se e ka pasur idhull Berishën dhe se gjithmonë në Shqipëri ka votuar për të dhe nuk e priste që ish-kryeministri ta bënte mik me Taulant Ballën.

“Sali Berisha Maksi Beca jam te kam pas idhull. Nuk e prisja qe do me beje mik me zor te ketij ushtarit te Edi Rames. Nuk e kam taku nojhere kete Taulantin e ps. Sa kohe kam qene ne Shqiperi kam votuar vetem per ty. Nuk e prisja qe ti nje dite do merreshe me mua”, shkruan Maksi Beca.

Reagimi i vetë Maksi Becës
Statusi i Berishës
Reagimi i Ballës
Reagimi i dytë i Berishës