Ballina Aktualitet FOTO/ Bie nga furgoni në autostradë, humb jetën tragjikisht shqiptari në SHBA...

FOTO/ Bie nga furgoni në autostradë, humb jetën tragjikisht shqiptari në SHBA (Emri)

Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht dy ditë më parë në Oregon të SHBA-së.

Sipas mediave amerikane, bëhet fjalë për shtetasin Mitilidit Lako, me origjinë nga Pogradeci, i cili ka qenë duke udhëtuar me disa njerëz të tijët me furgon kur janë përplasur nga një mjet tjetër, që iu ka ardhur nga pas.

Si pasojë, viktima duke mos vendosur rripin e sigurimit, ka rënë nga furgoni duke humbur menjëherë jetën, ndërkohë që mësohet se ka lënë pas një fëmijë 12 vjeçar.

Së bashku me viktimën, në mjet ka qenë dhe shtetasi Stavri Plasari 33 vjeç, si dhe një i mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Baker City.