Ballina Kryesore FOTO/ Blendi Fevziu kopjon stilin e Ramës, shihni si është veshur

FOTO/ Blendi Fevziu kopjon stilin e Ramës, shihni si është veshur


Kryeministri Edi Rama gjithmonë është njohur për stilin e vecantë dhe kontravers për sa i përket veshjes dhe sjelljes së tij. 

Që në rininë e tij, ajo që e karakterizonte ishin ngjyrat, veshjet gati të çuditshme dhe gjestikulacionet e tij në të shprehur. 

Kohët e fundit ai ka eksperimentuar duke veshur jo vetëm çitjane me xhaketë serioze, por edhe duke “kombinuar” kostumin me atlete të bardha, veshje e cila ka ngjallur shpesh kritika dhe komente fyese në rrjetet sociale.

Por duket se stilin e kryeministrit, po e kopjon edhe gazetari, Blendi Fevziu, raporton “DuaLajm.com“. Në një foto që ka publikuar vetë në rrjetet sociale ai shihet i veshur “alla-Rama”, me pantallona serioze kostumi dhe me atlete, që qartësisht bëjnë xing me njëra-tjetrën.

Se pse Fevziu ka preferuar të ndjekë stilin e Ramës, kjo është preferenciale, por ajo që mund të thuhet me siguri është se ndryshe nga kryeministri, i cili është tepër origjinal, Fevziu stonon keqazi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook