Ballina Kryesore FOTO/ E bëri pjesë të OTR-së, këngëtarja e njohur shqiptare nxjerr bllof...

FOTO/ E bëri pjesë të OTR-së, këngëtarja e njohur shqiptare nxjerr bllof Noizyn (FOTO)

Bashkëpunimi mes Dafina Zeqirit dhe Noizyt “A don love” po rezulton një nga këngët më të sukseshme të momentit, e cila ka arritur mbi 5 milionë klikime vetëm dy javë nga publikimi në You tube.

Por pas këtij bashkëpunimi duket se këngëtarja dhe reperi kanë vendosur të bëhen bashkëpunëtorë të përhershëm dhe Dafina të bëhet pjesë e labelit OTR.

Noizy sapo e ka konfirmuar pjesëtaren më të re të OTR përmes një fotoje në Instagram krah saj duke shkruar: “ Sapo e bëra pjesë të OTR” dhe e quan “Queen Dafina Zeqiri”.

Mirëpo ka qënë Dafina që ka zbuluar se në fakt ajo nuk është pjesë e grupit.

Në postimin e Noizyt në Instagramm Dafina ka komentuar me humor:’Je një gënjështar i keq’ duke mohuar kështu fjalët e reperit.