Ballina Kryesore FOTO/ “E ke ngritur shumë kokën, por…”, mijëra komentues “masakrojnë” Edi Ramën...

FOTO/ “E ke ngritur shumë kokën, por…”, mijëra komentues “masakrojnë” Edi Ramën në Facebook

Valë e madhe komentesh ka vërshuar mbi profilin e kryeministrit Rama pas komententit të tij për protestën e organizuar pranë tunelit të Kalimashit, ku qytetarët të Kukësit dhe shumë të tjerë të ardhur nga Kosova, shkatërruan dhe i vunë flakën sporteleve të pagesës së faturës së rrugës në shenjë proteste.

Përmes një shënimi të shkurtër, kryeministri Rama ka paralajmëruar pasoja për ata protestues që janë përfshirë në dëmtimin e pronës publike dhe sulmet ndaj forcave të rendit.

Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit ndaj kujtdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!“, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook.

Kur ka vetëm një orë nga postimi i Ramës, kanë vërshuar mbi 2 mijë komente të qytetarëve që shprehen të revoltuar e të irrituar.

“Edi Rama e ke ngrit shum koken mos kujto se populli te ngriti aty ku je ai te ben te coje prap atje ku ishe”, shkruan një nga komentuesit, ndërsa një tjetër shprehet: “Kur padrejtësia bëhet ligj, revolta është qytetari! Kjo nuk është dhunë, por është këputje e lakut që u ka shkuar në fyt shqiptarëve! Si duket u “ngrehën” sot ata që për ty ishin të ” shkrehur”!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook