Ballina Kryesore FOTO/ Ish-banorja seksi e Big Brother i hedh “benzinë” sherreve nuse-vjehrrë, ja...

FOTO/ Ish-banorja seksi e Big Brother i hedh “benzinë” sherreve nuse-vjehrrë, ja pyetja me “spec” që bën

Ajo është një nga vajzat më të komentuara në mediat rozë. Kulmin e arriti kur fotot e saj bënë xhiron e botës gjatë Kampionatit Europian në 2016.

Po flasim për ish-banoren seksi të Big Brother, Rike Roçi, e cila falë formave të saj bombastike, di si të tërheqë vëmendje.

Por kësaj here, duket se bukuroshja ka bërë një pyetje disi me “kunja” në lidhje me marrëdhëniet nuse-vjehrrë.

Përmes një statusi në InstaStory, ajo shtron pyetjen se nëse ekzistojnë ende ato nuse me tabaka që rrinë 24 orë në shtëpi duke i bërë punë vjehrrës.

Rikja kërkon dhe mendimin e fansave të saj lidhur me këtë pyetje.

Ende nuk e dimë se për kë e ka fjalën bukuroshja, por nga jeta e saj private nuk e ka bërë ende publik partnerin e saj, nëse e ka një të tillë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook