Ballina Aktualitet FOTO/ Kapet tjetër gomone me drogë në Itali, arrestohen dy skafistët shqiptarë

FOTO/ Kapet tjetër gomone me drogë në Itali, arrestohen dy skafistët shqiptarë

Një tjetër gomone me drogë nga Shqipëria është sekuestruar në orët e para të mëgjesit të sotëm nga roja bregdetare italiane.

Në mjetin lundrues janë sekuesstruar rreth 300 kg drogë dhe janë vënë në pranga 2 skafistë shqiptarë.

Roja bregdetare italiane ka identifikuar gomone me një ngarkesë të dyshimtë në bord, në afërsi të plazhit “Le Cesine” në komunën Vernole të provincës së Lecces, duke u vënë mënjëherë në ndjekje të saj.

Dy skafistët sapo kanë nuhatur ndjekjen nga roja bregdetare italiane kanë shtuar shpejtësinë duke mbërritur në bregdet, ku kanë braktisur mjetin lundrues e janë larguar në këmbë.

Policia pyjore e Lecces ka mundur të kap dy skafistët shqiptarë të fshehur në parkun natyrore “Le Cesine.”

Në gomone roja bregdetare e financës italiane ka sekuetruar 294 kg marijuanë dhe 16 kg hashash me një vlerë përfitmi tregu mbi 3 milionë euro.

24 orë më parë një tjetër gomone me 354 kg marijuanë e trafikuar nga Shqipëria u kap në Adriatik nga roja bregdetare italiane dhe në pranga u vu një 41 vjeçar italian me banim në Lecce.

Ndaj dy skafistëve shqiptarë rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Policia italiane informon se prej janarit të 2018 e deri më sot janë sekesutruar 17 ton marijuanë, 18 mjete lundruese të pëdoruara për transportimin e drogës dhe janë arrestuar 42 skafistë.