Ballina Kryesore FOTO/ Këto janë 10 ndarjet më të bujshme të VIP-ave shqiptarë

FOTO/ Këto janë 10 ndarjet më të bujshme të VIP-ave shqiptarë

Për shkak se lidhjet kanë qenë të shkurtra apo kanë ndodhur në kohën kur rrjetet sociale nuk kanë qenë aq të përhapura sa sot, me siguri shumëkush e ka harruar ose nuk e ka ditur aspak që këta personazhe të famshëm shqiptarë, dikur kanë qenë në një lidhje.

Por e shkuara sigurisht nuk fshihet dot. Ja çiftet VIP shqiptare që kishin përfunduar në harresë.

1. Arjon Muca-Viola Spiro
Edhe pse kishin një lidhje disa vjecare dhe shfaqeshin ngado nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Arjon Muça dhe ish velina e “Fiks Fare” Viola Spiro i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në vitin 2014 pa dhënë asnjë shpjegim pse.

2. Luana Vjollca-Adrian Gaxha
Ishin një prej çifteve mjaft të përfolur në opinionin publik, por gjithçka ka përfunduar në vitin 2012. Në fillim e gjitha u duk si thashethem dhe për një kohë të gjatë pritej që ata të riktheheshin përsëri por secili prej tyre shkoi në rrugën e vet.

3. Stine-Roza Lati
Lidhja e tyre ka zgjatur plot tre vjet, por ka përfunduar në vitin 2008. Ndryshe nga çiftet e tjera të paktën Stine dhe Roza kanë vendosur të mbeten miq, edhe pse së fundmi Stine është bërë baba.

4. Rozana Radi-Mc Kresha
Ishte një nga çiftet që e kanë pranuar lidhjen e tyre hapur në emisionin “E Diela Shqiptare” në vitin 2011. Ata gjithashtu patën edhe një bashkëpunim së bashku në “Këngën Magjike” me titull “Jabadabadu”. Mirëpo lidhja e tyre zgjati shumë pak.

5. Shpat Kasapi-Afërdita Dreshaj
Në një lidhje të gjatë dhe shumë të dashuruar, edhe Shpati me Afërditën i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2013. Sipas thashethemeve thuhet se një shkak mund të ketë qënë edhe foto e publikuar e Afërditës me Leonardo Di Caprio-n, ku këngëtarja bukuroshe shihej në ballkonin e shtëpisë së aktorit, ç’ka nxiti dyshimet për një tradhti.

LEXO EDHE:  Sondazhi me pyetjet seksuale për fëmijët, vjen reagimi i Ministrisë së Arsimit

6. Tuna-Rildi Reka
Lidhja e tyre ka filluar në vitin 2010, është kurorëzuar në martesë dhe ka përfunduar pas një viti. Sipas thashethemeve, mendohet se çifti i ka dhënë fund marrëdhënies për shkak të dyshimeve për një biseksualitet nga ana e Tunës. Por Tuna ka bërë përpara, [asi është bërë nënë dhe ka lidhur kurorë me Patris Berishën.

7. Elita Rudi-Bekim Balaj
Në vitin 2016 ata kanë pasur një lidhje që sipas thashethemeve mendohet të mos ketë zgjatur më shumë se 7 muaj. Tani Elita Rudi është në një lidhje me reperin Gjiko dhe duket shumë e dashuruar.

8. Zanfina Ismaili-Faton Shoshi
Lidhja e tyre ka filluar në vitin 2009 dhe ka zgjatur për pesë vite. Pavarsisht se lidhja ka përfunduar ata kanë ruajtur një mardhënie shoqërore dhe përshëndeten. Tani, sipas thashethemeve, Fatoni është në një lidhje me Era Istrefin.

9. Rudina Magjistari-Edi Rama
Ata kanë bashkëjetuar plot pesë vjet së bashku. Rudina dhe Edi përjetuan një histori të bukur, por që tashmë ka përfunduar. Secili vazhdoi rrugën e vet dhe tani kanë krijuar jetët e tyre përkatëse. Rudina Magjistari është bërë tashmë nënë e një vajze të vogël të quajtur Mia. Edi Rama është martuar me Linda Ramën dhe ka një djalë, Zahon.

10. Franceska Jace- Ermal Merdani
Lidhja e tyre ka filluar në serialin “Big Brother 5” dhe ka zgjatur 6 muaj. Kjo lidhje ka marrë fund si rezultat i spekullimeve nga ana e Franceskës për një tradhti të mundshme nga ana e Ermalit. Tani secili prej tyre ka vazhduar rrugën e vet. Ermali ka shumë pak kohë që i ka dhënë fund beqarisë dhe ka kurorëzuar lidhjen e tij disa vjecare me Anxhela Agaci në martesë.

LEXO EDHE:  Gazetari investigativ lëshon "bombën" e rradhës: Ka video me zë dhe figurë për Ramën