Ballina Aktualitet FOTO/ Lajme të mira nga moti, ja sa do të jenë temperaturat...

FOTO/ Lajme të mira nga moti, ja sa do të jenë temperaturat për pasdite dhe nesër

Më në fund lajme të mira nga moti. Pas motit të vrejtur dhe ditëve me shi më në fund ditët me diell do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave.

 Ndërsa ishte parashikuar që sot se në zona të ndryshme të vendit të kishte reshje lokale, temperaturat do të jenë në nivele të larta.

Sipas parashikimit të Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, nuk do të ketë më reshje shiu, të paktën deri nesër në darkë.

Parashikimi i motit për sot e nesër:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 22 °C

në vendet e ulëta: 10 / 21 °C

në vendet malore: 5 / 20 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë, deri mesatare në bregdet.

Rreziku i zjarreve

Sot pasdite dhe nesër pritet një rritje e rrezikut për zjarre në të gjithë vendin. Në shumicën e qarqeve pritet të arrihet niveli  “I ULËT” i rrezikut për zjarre në pyje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook