Ballina Kryesore FOTO/ “Mezi po pres të performoj me ju, do ta shkundim fare...

FOTO/ “Mezi po pres të performoj me ju, do ta shkundim fare Tiranën”, Rita Ora jep lajmin e shumëpritur

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, do të vij në Shqipëri, ku do të performoj në një koncert të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja me famë botërore, e cila përmes një postimi në faqen e saj të “Facebook-ut” ka njoftuar ardhjen e saj në kryeqytet.

Koncerti do të zhvillohet në Sheshin “Skënderbej”, në orën 18:00.

LEXO EDHE:  Takimi Xhafaj - De Raho, çfarë u diskutua mes ministrit të Brendshëm dhe prokurorit italian të antimafias

“Jashtëzakonisht e lumtur për të shkuar në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, për një koncert madhështor, në 3 Qershor në sheshin e mrekullueshëm të Skënderbeut. Mezi po pres të performoj me ju të gjithë. Do ta shkundim Tiranën”, shkruan Rita në “Facebook”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook