Ballina Kryesore FOTO/ Moderatorja e njohur “shpërthen” ndaj gazetarëve: Mjaft shpikët! Mos guxoni të...

FOTO/ Moderatorja e njohur “shpërthen” ndaj gazetarëve: Mjaft shpikët! Mos guxoni të thoni gjëra që s’kam thënë! Durimit tim i…

Moderatorja e njohur shqiptare Einxhel Shkira ka shpërthyer ndaj mediave me anë të një statusi në profilin e saj në “Facebook”.

Ajo thekson se shumë portale dhe media kanë abuzuar e shpifur ndaj saj në lajmet që kanë publikuar.

Duke i bërë thirrje mediave që të mos shkruajnë më lajme të pavërteta, Einxhel bën me dije për të gjitha portalet se ajo nuk ka qenë e lidhur me askënd më parë dhe as tani.

Disa muaj më parë bukuroshja e ekraneve shqiptare u përfol për një lidhje mes saj dhe sulmuesit të Kombëtares, Bekim Balaj.

Por duket se një lajm i tillë është hedhur poshtë nga vetë moderatorja, përmes këtij statusi, ku mohon gjithçka.

“Gjithmonë keni abuzuar me fjalët e mia dhe i keni shtrëmbëruar si ju ka leverdisur juve, në kurriz të jetës dhe imazhit tim.. por ju them që dhe durimi ka një limit! Mos guxoni më kurrë të bëni tituj lajmesh mbi gjëra që s’i kam thënë…”, shkruan ndër të tjera bukuroshja.

Picture 1 of 12

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook