Ballina Bota FOTO/ Përdorte foton e ish-Ambasadorit shqiptar, i zhvat të gjithë pasurinë të...

FOTO/ Përdorte foton e ish-Ambasadorit shqiptar, i zhvat të gjithë pasurinë të vesë amerikane

Një e ve në Orlando të Shteteve të Bashkuara ka humbur të gjithë kursimet e jetës së saj pasi u gënjye nga një person i cili përdorte foton e ish-ambasdorit shqiptar në Kosovë, Flamur Gashi.

Daily Mail raporton se Diane Amanda Standish, 65 vjeç, i dërgoi 270 mijë dollarë një personi që ajo mendoi se ishte një CEO gjerman i divorcuar që punonte në një projekt ndërtimi në Bakersfield të Kalifornisë.

Standish tha se ajo ra kokë e këmbë në dashuri me atë që ishte në të vërtetë Flamur Gashi, ish-ambasadorin shqiptar në Kosovë i cili është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Standish tha se nuk i rezervohej kur personi që njohu me emrin Michael filloi t’i kërkonte para pak kohë pasi flisnin bashkë.

“Kurrë nuk mendoja se mund të dashurohesha me një person me të cilin flisja në telefon. Kam folur me shumë vetë që thoshin se ishin njohur ne eHarmony dhe Match,com dhe më pas ishin martuar, kështu që nuk kisha arsye të dyshoja” tha ajo.

Por Michael pretendonte se po kalonte një periudhë të vështirë pasi kishte shpenzuar para për avokatin pas divorcit. Madje ai i premtoi se do t’ia kthente të gjitha paratë e marra mbrapsht, shkruan Daily Mail.

Standish kështu depozitoi qindra mijëra dollarë në llogaritë që Michael i jepte. Por në të vërtetë ish-ambasadori shqiptar Gashi nuk kishte dijeni se foto e tij po përdorej për një qëllim të tillë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook