Ballina Galeri FOTO/ Plas “sherri” mes motrave, Luana e “fëlliq” Marinën publikisht në komente

FOTO/ Plas “sherri” mes motrave, Luana e “fëlliq” Marinën publikisht në komente

Luana dhe Marina janë pa dyshim dy motrat më të njohura e më të përfolura të showbizzit shqiptar. 

Ato komentohen për çdo veprim që bëjnë, por dhe për faktin që janë shumë aktive në rrjetet sociale, ku numërojnë miliona fansa.

Kjo gjë ka bërë që mes tyre të ketë një lloj “rivaliteti”, ku shpesh herë i bëjnë komente thumbuese njëra-tjetrës në ‘Instagram’.

Së fundi, këngëtarja dhe moderatorja seksi, Luana Vjollca ka publikuar një foto, ku tregon se ka qenë në Ulpianë.

Por ajo që vihet re në këtë foto, është komenti thumbues i Marinës, që i tregon të motrës se cilin vend tjetër të vizitojë aty pranë.

“Shko dhe tek 3 sheshirat ose tek 4 llullat, zgjidhe vetë!”, i shkruan Marina.

Mirëpo askush nuk e priste komentin e Luanës, e cila menjëherë i është kthyer Marinës duke i thënë të heshtë, pasi komentet e saj nuk ishin të përshtatshme.

“Ne instastory po ta publikoj historinë e këtij vendi, mëso dicka sa komenton budalliqe.”- ka shkruar Luana, duke nisur kështu ‘sherrin’ mes motrave.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook