Ballina Kryesore FOTO/ Publikohen dokumentet, ja prova me të cilën Shkëlzen Berisha rrëzon pretendimet...

FOTO/ Publikohen dokumentet, ja prova me të cilën Shkëlzen Berisha rrëzon pretendimet e Taulant Ballës

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka publikuar disa dokumente të cilat tregonin se ka paguar 50 milionë lekë për dy vite, duke rrëzuar kështu pretendimet e deputetit socialist, Taulant Balla, i cili e akuzon Shkëlzen Berishën se i është shmangur taksave dhe detyrimeve ligjore gjatë viteve 2008, 2009 dhe 2010.

“Dualajm.com” ka mundur të sigurojë dokumentet e dala nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me anë të të cilave Shkëlzen Berisha vërteton se ka paguar taksat dhe detyrimet ligjore përgjatë viteve 2009-2010.

Me këto prova, djali i ish-kryeministrit, pretendon të rrëzojë pretendimet e Taulant Ballës e të fitojë betejën ligjore me të.

Kujtojmë që Shkëlzen Berisha dhe Taulant Balla kanë nisur përballjen e dytë ligjore në Gjykatë, pasi djali i ish-kryeministrit akuzon për shpifje deputetin socialist.

“Kjo është një shashkë politike që nuk sjell asnjë provë. Në prokurori kam shkuar dhe kam deklaruar ato që kam thënë në komision. Asnjë e ardhur e imja nuk ka lidhje me privatizimin e CEZ. Pritshmëria imë është të dalë e vërteta. Unë kam me vete dokumentet nga tatimet që deklarojnë se kam paguar 50 mln taksa. Unë vij në respekt të ligjit. Ai që do vijë pas meje është shpifësi”, deklaroi më herët Shëlzen Berisha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook