Ballina Kryesore FOTO/ Rama darkon me dy djemtë e tij, ja ku po e...

FOTO/ Rama darkon me dy djemtë e tij, ja ku po e kalon mbrëmjen e sotme kreu i qeverisë

Shumë nga personazhet e njohura të artit dhe politikës në vend, zgjedhin që pushimet e tyre t’i kalojnë jashtë vendit.

Por ka dhe nga ata që preferojnë që këto ditë të nxehta vere, t’i kalojnë në vendlindje, në freskinë dhe bukurinë përrallore që të fal bregdeti i Jugut të Shqipërisë.

Edhe kryeministri Rama, ka zgjedhur që mbrëmjen e sotme ta kalojë në bregdetin e Vlorës, në plazhin e Livadhit në Himarë.

Rama është fotografuar nga paparaci i “DuaLajm.com”, në një nga restorantet e kësaj zone.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme të siguruara ekskluzivisht nga “DuaLajm.com”, Rama po e kalon mbrëmjen e sotme së bashku me dy djemtë e tij, Grigorin dhe Zahon.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook