Ballina Kryesore FOTO/ Stresi në burg, por shihni ç’bën e fejuara e tij

FOTO/ Stresi në burg, por shihni ç’bën e fejuara e tij

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, djali i njërit prej eksponentëve të Partisë Demokratike, Sali Lushajt prej disa ditësh është vënë në qendër të vëmendjes, pasi u arrestua nga policia.

I njohuri me emrin e artit ‘Stresi’, reperi u prangos nga FNSH në një hotel në zonën e Linzës, në periferi të Tiranës.

Duke qenë se reperi është i martuar me Kejsin prej disa muajsh, u mendua se kjo çështje do të ndikonte në marrëdhënien e tyre, por nuk ndodhi kështu.

Vetëm para dy ditësh Kejsi bëri një deklaratë me anë të një fotoje të postuar në rrjetin social Instagram, ku sqaronte se mbështeste atë dhe familjen e tij.

E reja vazhdon ta tregojë mbështetjen e saj krah familjes Lushaj dhe këtë gjë e ka treguar me anë të një fotoje që ka publikuar sot krah vjehrrit të saj, Sali Lushajt. Kejsi shihet e buzëqeshur krah tij dhe nga fotoja duket se ata po konsumojnë një drekë.