Ballina Kryesore FOTO/ Stresi prej disa ditësh në burg, ja çfarë mendon vjehrra për...

FOTO/ Stresi prej disa ditësh në burg, ja çfarë mendon vjehrra për të

Kejsi, e fejuara e Stresit, gjatë gjithë kësaj periudhë të vështirë që reperi po kalon, teksa ndodhet ende i arrestuar, i ka qëndruar pranë dhe e ka treguar hapur të gjithë dashurinë që ka për të.

Mirëpo Stresi nuk ka marrë vetëm mbështetjen e Kejsit po dhe atë të vjehrrës së tij.

Edhe pse janë larg Shqipërie, Kejsi së bashku me të ëmën, vijojnë të tregojnë se besojnë në pafajësinë e Stresit, duke publikuar këngët e tij në Instagram.

Mbrëmjen e djeshme, Kejsi publikoi disa video ku ndodhej me të ëmën, teksa dëgjonin këngët e partnerit gjatë udhëtimit me makinë.

“Mami është gjithashtu krenare”, shkruante Kejsi duke na treguar se çfarë mendon e ëma për arrestimin e dhëndrit.