Ballina Bota FOTO/ Sulmi me armë zjarri në kishën në Teksas, shkon në 27...

FOTO/ Sulmi me armë zjarri në kishën në Teksas, shkon në 27 numri i viktimave, mes tyre dhe një 2-vjeçar

Ka shkuar në 27 numri i viktimave nga sulmi me armë zjarri në një Kishë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mes tyre dhe një fëmijë 2-vjeçar.

Sulmi me armë zjarri ka ndodhur në Kishën e Parë Baptiste në Sutherland Springs në Wilson County, ndërsa raportohet se kanë mbetur dhe 24 persona të plagosur.

Sipas dëshmitarëve, një burrë i armatosur po ecte brenda kishës dhe hapi zjarr pak para orës 11:30 me orën lokale, ndërkohë që agresori është qëlluar për vdekje nga policia.

Nga informacionet paraprake ende nuk dihet se kush është autori i sulmit, apo nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist apo jo.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook