Ballina Kryesore FOTO/ “Të buzëqeshur dhe me dy gishtat lart”, ja si po e...

FOTO/ “Të buzëqeshur dhe me dy gishtat lart”, ja si po e presin deputetët e PD nisjen e seancës të “ngujuar” në Kuvend

Pas ndërprerjes së seancës për të pestën herë në orën 13:00 nga kryeparlamentari Ruçi, duke e shtyrë atë për në orën 18:00, deputetët demokratë kanë vendosur të qëndrojnë te foltorja deri në nisjen e seancës së pasdites.

Gjë e cila dëshmohet dhe nga foto e siguruar nga “DuaLajm.com”, e cila është shkrepur disa minuta më parë në sallën e seancave plenare të Parlamentit të Shqipërisë.

Të buzëqeshur dhe me dy gishtat lart, kështu i shohim deputetët demokrat në këtë foto, pas vendimit të Ruçit për ta shtyrë seancën për në orën 18:00.

Demokratët i janë bashkuar rezistencës së liderit të tyre Lulzim Basha, i cili u përjashtua vetëm për ditën e sotme nga Parlamenti, ku duken të vendosur për të mos lëvizur nga aty gjer në nisjen e seancës në orën 18:00.

Seanca e ditës së sotme u shoqërua nga një situatë e tensionuar, pasi demokratët kërkuan caktimin e një ore sot për debatin në lidhje me ngritjen e një komisioni të posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Kryetarët e PD dhe LSI kanë kërkuar që debati të shtyhet për javën e ardhshme, por kjo gjë nuk ka marrë miratimin e demokratëve të cilët kërkuan mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook