Ballina Aktualitet FOTO/ Tentoi të shmangte gropën, polici plagoset pasi humb kontrollin e makinës...

FOTO/ Tentoi të shmangte gropën, polici plagoset pasi humb kontrollin e makinës (Emri)

Një efektiv policie i komisariatit të Cërrikut ka marrë plagë në trup pasi makina me të cilën ai po udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, e për pasojë duke marrë flakë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Gostime -Gramsh, pranë fshatit Banje.

Bëhet fjalë për efektin e policisë Dritan Meçaj, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e zjarrfikëses që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit në makinën ku po udhëtonte efektivi i policisë.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një gropë, të cilën drejtuesi i mjetit ka dashur ta shmang.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook