Ballina Kryesore FOTO/ U nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, i jepet...

FOTO/ U nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, i jepet lamtumira e fundit ish-ministrit Hajdaraga

Do të mbushte 70 vjeç më 2 gusht, por një arrest kardiak i mori jetën dje ish-ministrin të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.

Në ndër të kontributit të tij, Kuvendi i Shqipërisë organizoi sot një ceremoni homazhesh për Hajdaragës, ku morën pjesë familjarë, të afërm, politikanë dhe figura të tjera të rëndësishme.

Mes politikanëve që u përkulën me nderime para arkëmortit ku prehet Hajdaraga ishte edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe shumë figura të tjera.

Ndërkohë, pas homazheve, Hajdaraga do të përcillet për në banesën e fundit në orën 13:00, ku trupi i tij do të prehet në varrezat e Tufinës.

Ish-deputeti, dhe nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite, pësoi disa muaj më parë një hemorragji në tru, teksa kthehej nga Struga ku kishte shkuar për të dhënë mësim në universitetin e atij qyteti.

Ai u shtrua me urgjencë në spital, ndërsa më datën 23 maj Qeveria akordoi 1.9 mln lekë për trajtimin mjekësor të tij, por nuk mundi dot të mbijetonte.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook