Ballina Kryesore FOTO/ Urim të zjarrtë shqiptarëve, Kallashi zhvishet nudo për 28-Nëntorin

FOTO/ Urim të zjarrtë shqiptarëve, Kallashi zhvishet nudo për 28-Nëntorin

Valltarja dhe këngëtarja e njohur kosovare, Donjeta Kosumi, e njohur ndryshe si Kallashi, vazhdon të mbetet një nga vajzat më të komentuara të showbizzit shqiptar.

Ajo gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë për shkak të videove dhe fotove provokuese që shpërndan në rrjetet sociale.

Edhe pse kohët e fundit bukuroshja kosovare ka hequr dorë nga postimet provokuese, duket se gjatë ditës së sotme, me rastin e festës së flamurit, ajo ka publikuar një foto në InstaStory, ku shfaqet terësisht e zhveshur, ndërsa në gjoks ka vendosur dy shqiponja të vogla.

“Urime”, ka shkruar Kallashi në postimin e saj të zjarrtë, duke e shoqëruar me dy flamuj shqiptarë shkrimin e saj.