Ballina Kronike FOTO/ Vlonjati tenton të trafikoj 19 kg kanabis në Itali, policia i...

FOTO/ Vlonjati tenton të trafikoj 19 kg kanabis në Itali, policia i vë prangat në Muriqan (EMRI)

Policia kufitare e Muriqanit ka arrestuar një shtetas 29 vjeçar  pasi në makinë e tij janë gjetur 19 kilogram kanabis e ndarë në 20 pako. Zeqir Rrapi, 29 vjeç, banues në Vlorë kishte si destinacion Italinë.

Droga u zbulua gjatë kontrollit të mjetit.

Njoftimi i policisë.
Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet Policisë Kufitare në Muriqan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 29.08.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, ku u arrestua në flagrancë shtetasit: Zeqir Rrapi, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë),automjeti tip Renault me targe AA419RX me drejtues mjeti Zeqir Rrapi, u konstatua se poshtë sediljeve të pasme, në shasinë e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

*20 pako, me peshë rreth 19 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva
Gjithashtu nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të lartpërmendur u gjet dhe u sekuestrua ne cilësinë e provës materiale një tjetër sasi lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion Italinë.
Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” i parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Punonin si prostituta në lokalin e natës, ndalohen nga policia 8 shqiptare dhe 3 serbe

Meta pret trupin diplomatik në Tiranë: Integrimi në BE, do të ishte një ngjarje historike…

FOTO/ 23 vjeç dhe aksioner në 2 kompani, kjo është “bisha” e bardhë e djalit të Vangjush Dakos

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për qytetin e Kukësit, ja për çfarë bëhet fjalë

“Pse më ngacmove motrën”, shqiptari vret bashkëatdhetarin, gjykata…

Policia jep detaje rreth arrestimit të Gazmir Xhurxhit, mori 17 milionë duke…

HARTA/ Publikohet lista me “100 Fshatrat Turistike”, spikat Lazarati

Ndahet nga jeta Jonuz Musliu, Meta shpreh ngushëllime

Ndarja nga jeta e komandanti të njohur kosovar, Luan Rama ngushëllime familjarëve

Bënte kërdinë duke vjedhur, arrestohet “skifteri” në Berat

Artikulli paraprakVIDEO/ Futbollistët e Real Madrid dhurojnë spektakël në dhomat e zhveshjes
Artikulli tjetërMakina del nga rruga në Përrenjas dhe bie në humnerë, humb jetën shtetasi maqedonas