Ballina Bota FOTO/ Zbulohet celula terroriste në një kompleks, djali i imamit të njohur...

FOTO/ Zbulohet celula terroriste në një kompleks, djali i imamit të njohur mësonte fëmijët si të kryenin sulme nëpër shkolla

Disa ditë më parë, një kompleks misterioz u zbulua në shkretërirën e New Mexico në SHBA, e cila u shpall nga autoritetet amerikane si objekt trajnimi i xhihadit.

Sipas mediave amerikane, thuhet se në këtë vend trajnoheshin disa të mitur për të kryer sulme masive terroriste.

Zbulime të tilla, nuk janë mbuluar gjerësisht nga mediat kryesore.

Babai, mysliman ekstremist, Siraj Wahhaj, 39-vjeç, u arrestua në kompleksin Amalia, në New Mexico, të premten e kaluar. 

Aty u gjetën 11 fëmijë, të cilët po mësoheshin se se të përdornin dhe të gjuanin me armë.

Policia gjithashtu zbuloi se kompleksi ishte përdorur për të mësuar fëmijët se si të praktonin dhe të përdornin armët artizanale në sulme nëpër shkolla, transmeton “DuaLajm.com”.

Fëmijët u shpëtuan nga policia, kur forca të shumta bastisën pronën, pas një mesazhi të mbërritur nga një person anonim, i cili shkruante se në atë zonë gjendeshin disa fëmijë që po vdisnin urie.

Siraj Wahhaj është djali i një imami të njohur në New York, i cili ishte në arrati që nga dhjetori, kur u zhduk me djalin e tij 3-vjeçar.

Dyshohet se ky imam ishte një nga bashkëpunëtorët në sulmet terroriste ndaj Qendrës Botërore Tregtare në vitin 1993. 

Autoritetet amerikane janë duke punuar intensivisht në zbulimin e lidhjeve të mundshme të 39-vjeçarit me grupe të tjera terroriste.