Ballina Kryesore FOTOT/ Shihni festën e deputetëve të PS me shampanjë “Moet”, trëndafila e...

FOTOT/ Shihni festën e deputetëve të PS me shampanjë “Moet”, trëndafila e luleshtrydhe

Ulsi-Manja-panoramaMe shampanjë “Moet”, tortë me luleshtrydhe dhe buqeta me lule e trëndafila, kanë festuar sot anëtarët e Komisionit parlamentar të Ligjeve, ditëlindjen e kryetarit të saj, socialistit, Ulsi Manja.

Pas mbledhjes së sotme deputetët e maxorancës kanë shfrytëzuar ambientet e rikonstruktuara të Komisionit të Ligjeve për të bërë “gëzuar” dhe duke uruar 45-vjetorin e deputetit, Ulsi Manja.

Fotot e festës janë realizuar nga fotografi, Agim Rama, i cili është i pranishëm në “qokat” e socialistëve.

Në këtë ceremoni festive kanë qenë të pranishëm dhe deputeti i Shkodrës, Tom Doshi dhe deputeti Spartak Braho.

Edhe në këtë mbledhje ka munguar opozita, këta të fundit kanë hyrë në Kuvend vetëm për të prezantuar nismën e vetingut të politikanëve.

Ulsi-Manja-panorama1Ulsi-Manja-panorama2Ulsi-Manja-panorama3Ulsi-Manja-panorama4Ulsi-Manja-panorama5