Ballina Kryesore “Fushat sportive të Lungomares gjatë dhe pas përmbytjes”, ja si i uron...

“Fushat sportive të Lungomares gjatë dhe pas përmbytjes”, ja si i uron Rama shqiptarët mëngjesin e sotëm (Foto)

Teksa ka vijuar “ritualin” e tij të çdo mëngjesi, kryeministri Rama ka zgjedhur t’i urojë shqiptarëve një ditë të mbarë përmes disa pamjeve nga fushat sportive të Lungomares.

Pamjet tregojnë fushat sportive të Lungomares në Vlorë gjatë dhe pas përmbytjeve.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto dy pamje nga fushat sportive të Lungomares në Vlorë pas aluvionit të katër netëve me parë dhe mbrëmë 🤝”, shkruan Rama në Facebook.

Kujtojmë që Vlora ishte një nga qytetet më të dëmtuara pas përmbytjeve të shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura që përfshinë mbarë vendin pak ditë më parë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook