Ballina Kryesore Fushata/ Rama sulmon LSI-në: Ja se si jepet një shans punësimi për...

Fushata/ Rama sulmon LSI-në: Ja se si jepet një shans punësimi për të gjithë në Portin e Durrësit

SHPËRNDAJE

Në takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Durrësit, Kryeministri Edi Rama ka folur sot për projektet e qeverisë që kanë shndërruar sipas tij qytetet e Durrësit, Krujës e Shijakut.

Kreu i qeverisë tha se shërimi i kancerit që e mori peng Shqipërinë për çerek shekulli ka filluar. Rama deklaroi se qytetet që ishin kufoma janë qenie që po ripërtërihen.

Rama ka akuzuar LSI-në për vendosjen e militantëve të saj në strukturat e portit të Durrësit.

“Nga porti i Durrësit janë larguar specialistë, vetëm e vetëm për t’u zëvendësuar nga njerëzit e partisë. Nga mënyra se si jepet një shans për të gjithë është: hajde të të jap punën dhe hajde dorëzo këtu dinjitetin tënd. Dhe për çdo vend pune duan 30 për qind për partinë”, ka thënë Rama duke shtuar se në 25 qershor kjo praktikë do të marrë fund.

Kryeministri Rama deklaroi se pas reformës në drejtësi, ai bashkë me qytetarët e Krujës, Shijakut dhe Durrësit do të ndërmarrë reformën për të nxjerrë prej zyrave të shtetit soj e sorollopët e partive të pushtetit.

 

PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA NË DURRËS
“Sot populli ndihet shumë më i respektuar dhe njerëzit shumë më të barabartë sepse nuk ka më kush është i ndershëm e respekton ligjit paguan dritat dhe të tjerët nuk i paguajnë.

Me reforma shtetbërëse, me kurajë e vendosmëri edhe me dhimbje kemi hedhur themelet e shtëpisë së shtetit shqiptar. Të dielën duhet që shqiptarët ta ndajnë mendjen, ose do të vazhdojnë me punë, punë, punë për të ndërtuar shtëpinë e shtetit tonë, pse do të kthehemi mbrapa për të përjetuar një tjetër prishje themelesh. Boll është bërë Shqipëria si kalaja e Rozafës.

Pashë një përpjekje të disa të tjerëve që duan të dalin forcë e parë këtu në Durrës, një përpjekje për të treguar Durrësin që nuk duhet, duke kërkuar nëpër ca cepa, nëpër ca rrugë, pjesë ende të parindërtuara. Më erdhi keq, pjesë të parindërtuara, pjesë ende të infektuara të trupit të Shqipërisë, të shtetit tonë, pjesë ende të pazhvilluar ka kudo dhe ka sa të duash por ama një gjë është e sigurt, shërimi i kancerit që e mori peng Shqipërinë për çerek shekulli ka filluar.

Shikojeni Durrësin që keni, Krujën që keni, Shijakun që keni dhe krahasojeni me kufomat që kishin 44 muaj më parë. Nuk janë trupa gjithë shëndet që vrapojnë por janë qenie që po ripërtërihen. Unë ju them se ripërtëritja do vazhdojë, rilindja urbane do shtrihet në çdo cep të Durrësit, Shijakut e Krujës. Ripërtëritja do jetë realiteti i të gjitha komuniteteve deri në fshatin më të largët të kësaj zone.

Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne nuk kemi parë. Ne nuk jemi të pagabueshëm, ne nuk jemi pa të meta por në dallim nga të tjerët, ne jemi qartësisht për këdo që ka sy të shikojë, vesh të dëgjojë dhe një zemër që rreh për Shqipërinë, forca që përfaqëson këtë flamur si askush tjetër, si asnjëherë më parë. Ne ja dolëm aty ku të gjithë thoshin s’keni për t’ia dalë kurrë.

Dhe sot, ndërkohë që në kazanin mediatik bëhet çmos për të përtypur dhe ripërtypur disa fakte të shtrembëruara lidhur me premtimet, kemi mbajtur shumë zotime dhe më madhori, reforma në drejtësi nuk është më një ëndërr e gjithë tranzicionit të gjatë por realiteti i Shqipërisë që duam sot. Vettingu ka filluar dhe pallati i drejtësisë do të çlirohet hap pas hapi nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar dhe do jetë pallati i drejtësisë së popullit.

I kam dëgjuar politikanët që thonë lloj-lloj gjërash por më dëgjoni mua gjykatësit dhe prokurorët që do dalin të pastër nga vettingu do jenë për herë të parë në historinë e vendit tonë gjykatës dhe prokurorë që nuk do ja dinë për nder asnjë politikani. Do jenë ata që do merren me zullumin e politikës.

Dua që së bashku me ju, me durrsakët, me krutanët, me shijakasit, të ndërmarrim reformën tjetër, më të vështirë se reformën në drejtësi, reformën për të hapur zyrën e shtetit për qytetarët dhe për të nxjerrë prej tyre soj e sorollopët e partive të pushteti”, deklaroi Rama.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Policia arreston 14-vjeçarin, plagosi me thikë adoleshentin (FOTO)

Vjen surpriza e Edi Ramës për të gjithë punonjësit e administratës

Reagon ish-ministri i LSI: “Largimi i Llallës, loja me peshq e me sorra mbaroi!”

VIDEO/ Basha deklaron: Edi Rama nuk do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm

Deklarata e Ministrisë së Brendshme: “Arratia e ish-shefave të policisë, ja çfarë ka ndodhur

Deklarata e Bashës: “Këmbanat po bien, Edi Ramës po i vjen fundi”

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Socialisët duartrokasin për arritjet e Veliajt, përgjigja e demokratëve: “Parti Enver jemi gati kurdoherë”

Rritje pagash në sektorin e Zjarrfikësit. Bashkia e Tiranës propozon projektvendimin

Berisha ironizon urdhër arrestet e katër policëve, “Rama firmos azilin politik të narkodrejtorëve”, ja emrat

Panairi Dimëror në Grand Place, Bruksel. Erion Veliaj i uron rrugë të mbarë përfaquesve shqiptarë

Artikulli paraprakSherri në lokal, plagoset 50 vjeçari në Roskovec
Artikulli tjetër“Qytetari dixhital”: Si u braktis Edi Rama nga qytetarët e Shijakut