Ballina Aktualitet Futbollisti shqiptar për Xhesiela Malokun: I paska lëshuar pëllumbat kjo!

Futbollisti shqiptar për Xhesiela Malokun: I paska lëshuar pëllumbat kjo!

Prej ditësh Xhisiela Maloku është kthyer në kryefjalë të aktualitetit në vendin tonë, ku prononcimi i saj i fundit la shumë përshtypje në opinionin publik.

Një ditë pas shpërthimit që ndodhi në shtëpinë e gjyshërve të Xhisielës, kjo e fundit akuzoi opozitën për ngjarjen dhe sigurisht ishte në linjën e qeverisë.

Por, ajo që ra në sy ishte makina e të resë një “Peugeot 208”, prodhim i vitit 2017 dhe po ashtu syzet Gucci me një vlerë prej 400 euro.

Bëri lëmsh politikën dhe jo vetëm , pasi “telenovela” Xhisiela si duket ka mbërritur deri te futbolli.

Është qendërmbrojtësi i Teutës, Ditmar Bicaj, i cili e konton Xhisielën në rrjetet sociale.

Bicaj ka shkruar: “I paska lëshuar pëllumbat kjo!”.