Ballina Kronike Gaz Paja hedh në gjyq kompaninë e karburanteve, u kërkon 46,000 Euro....

Gaz Paja hedh në gjyq kompaninë e karburanteve, u kërkon 46,000 Euro. Ja arsyeja

Aktori i njohur i humorit, Gazmend Paja ka hedhur në gjyq kompaninë e karburantit, për të cilën pak kohë më parë ka realizuar një reklamë.

Paja i ka kërkuar jo më pak, por plot 46 mijë euro për shkak të mosrealizimit të kontratës që të dyja palët kanë pasur me njëra tjetrën.

Sipas aktorit, pronarët e karburantit nuk kanë qenë korrekt me pagesat e tyre për të.

Në çështjen që është regjistruar për shqyrtim në gjykatën e Lartë, kërkuesi Gazmend Paja kërkon detyrimin për pagimin e shumës 1100 euro, që rrjedh nga mospërmbushja e detyrimit kontraktor për pagimin e shërbimeve dhe kamatat ligjore mbi këtë shumë deri në ditën e ekzekutimit të vendimit. 

Në kërkesën e bërë në 9 janar të këtij viti në Gjykatën e Lartë, gjithashtu kërkohet detyrim për pagimin e shumës 46 mijë Euro, si dëm i shkaktuar nga zgjidhja e njëanshme e kontratës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook