Ballina Kryesore “Gazeta Shqiptare” fshikullon drejtorin e Policisë së Tiranës. Kush fshihet pas këtij...

“Gazeta Shqiptare” fshikullon drejtorin e Policisë së Tiranës. Kush fshihet pas këtij sulmi?


“Gazeta Shqiptare”, pjesë e grupit mediatik “Focus News” ka fshikulluar sot Drejtorin e Policisë së Tiranës, Ardi Veliu. Sipas një shkrimi të publikuar në portalin e saj online, GSH pretendon se gara në Policinë e Shtetit për zgjedhjen e pasuesit të Haki Çakos është fiktive, pasi sipas saj ajo është thjesht një formalitet për të pajisur me gradë Veliun. Kush fshihet pas këtij sulmi tendencioz? Kjo mbetet për t’u parë. Të paktën për aq kohë sa GSH nuk i sqaron publikut: Si arriti në konkluzionin se Ardi Veliu po katapultohet në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë?
Për më tepër lexoni shkrimin e GSH për të kuptuar sadopak kush fshihet pas këtij artikulli dhe nëse ka apo jo lidhje kjo çfarë është shkruar me gazetarinë e mirëfilltë:

Nga Gazeta Shqiptare
Gjatë së mërkurës në Akademinë e Policisë, në Sauk u mbajt konkursi për gradën “Drejtues i parë”. Në konkurrim morën pjesë 28 punonjës policie të cilët mbanin gradën “Drejtues”.

Hapja e këtij procesi konkurrimi duket thjesht një formalitet për të pajisur me gradë drejtorin aktual të policisë Tiranë, Ardi Veliu në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në Policinë e Shtetit ka mjaftueshëm efektivë që e mbajnë gradën “Drejtues i parë”, çka do të thotë se argumenti i 5 vendeve të lira nuk qëndron.

Përpos kësaj, edhe procesi i marrjes së gradës fliste qartë për fitues të paracaktuar. Kandidatët u njoftuan vetëm para 2 ditësh për konkursin.

Dhe patën vetëm 2 ditë kohë për tu parapërgatitur për testimin me shkrim dhe me gojë. Fazën e parë të konkurrimit e kaluan 5 punonjës policie me pikë maksimale ndërkohë që kandidatët e tjerë kishin diferencë pikësh të theksuar.

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama publikon albumin e tij nga OKB, shihni disa nga fotot pikante

Ardi Veliu, aktualisht mban postin e Drejtorit të Policisë Vendore Tiranë. Më herët ka qenë shef komisariati në Durrës, zv/ drejtor i Policisë Tiranë, drejtor në Akademi, Drejtor i Policisë Rrugore etj. Prej tetorit të vitit 2013 Veliu mban gradën “Drejtues”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook