Ballina Kryesore Gazetarja zbulon sëmundjen që ka larguar Flor Mumajesin nga skena

Gazetarja zbulon sëmundjen që ka larguar Flor Mumajesin nga skena

Flor Mumajesi është konsideruar një nga këngëtarët dhe kantautorët më të suksesshëm në skenën shqiptare. Mjaft energjik, ai ka qenë dhe shumë aktiv me projektet e tij por dhe me bashkëpunimet e tij.

Por këngëtari është larguar para pak kohësh nga studioja e tij dhe nga skena. Deri më tani janë përhapur fjalë se Flori është shkëputur edhe nga koncertet për arsye shëndetësore por kjo nuk është aprovuar nga këngëtari apo nga ndonjë i njohur i tij.

Gazetarja Megi Bilo ka deklaruar së fundmi se ky distancim nga puna dhe ekrani i Florit vjen për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ai vuan nga një problem me mëlçinë dhe është përqëndruar totalisht në gjendjen e tij shëndetësore.

Me sa duket këngetarin nuk do ta shohim dhe për disa kohë në skenë duke performuar deri sa të marë veten nga kurat.