Ballina Kryesore Gent Strazimiri nuk ndalet para kritikëve të Bashës : “PD-ja e reformuar,...

Gent Strazimiri nuk ndalet para kritikëve të Bashës : “PD-ja e reformuar, e neveritshme”

Gent Strazimiri, deputet i PD ka shigjetur në akuza kritikët e Bashës, në një kohë kur selia blu do mbajë zgjedhjet për kreun e ri. 

Nëpërmjetë një statusi në rrjetet sociale, Strazimiri shprehet se pretendimi për një PD të ‘reformuar’ nuk i duhet askujt.

MESAZHI I STRAZIMIRIT
Di të them vetëm se:
O nisesh për të mirën e PD dhe të vendit, o ia shkel syrin mjerove haremit të qeverisë që të simpatizojnë, promovojnë, sponsorizojnë…
Një PD e “reformuar” me bekimin, e sipas modelit të mjerove LE TË SHUHET SOT SEPSE NUK I DUHET ASKUJT!
Një PD e tillë do të ishte e dëmshme, E NEVERITSHME po aq sa mjero-politika, mjero-interesat, mjero-media, mjero-demokracia që po na le PA ATDHE!