Ballina Bota Gjeli kosovar pushton mediat botërore, nuk do ta besoni gjatësinë e tij

Gjeli kosovar pushton mediat botërore, nuk do ta besoni gjatësinë e tij

Një kaposh gjigant që rritet në një fermë të Kosovës besohet të jetë gjeli më i madh në botë.

Gjeli me tre këmbë quhet “Merakli” dhe u bë viral në internet nga një video ku tregohet se është i fiksuar pas dy pulave.

Gjeli është 91 centimetër i gjatë dhe peshon 7.7 kg. Këmbët dhe krahët e tij gjigante i ka bërë njerëzit të besojnë se është një fëmijë i maskuar me kostum gjeli.

Pronari i tij, Fitim Sejfijaj ka dhënë një intervistë për të përditshmen britanike “The Sun”, ku ka thënë: “Ai është një zog shumë i dashur dhe i lumtur. Merakliu ka dy pula dhe trajtohet shumë mirë”.

Merakli i përket familjes së pulave Brahma, të cilat janë më të zhvilluarat në Shtetet e Bashkuara dhe fillimisht janë importuar nga Kina.

Është e habitshme që një gjel i tillë rritet në Kosovë pasi lajmet për kafshët më të pazakonta vijnë nga Australia. Ndër më të fundit ishte lopa gjigante që nuk shitej.