Ballina Aktualitet Gjendet 21-vjeçarja e zhdukur nga Lezha, befason familjen me deklaratën e saj...

Gjendet 21-vjeçarja e zhdukur nga Lezha, befason familjen me deklaratën e saj në polici

Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka gjetur një 21-vjeçare, e cila u denoncua nga familja e saj në Lezhë, si e zhdukur.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës se shtetasja E.P., i është dorëzuar familjes së saj, ndërsa kishte deklaruar se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia.

Njoftimi i Policisë
Më datë 06.07.2018, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve shtetësja E.P, 21 vjeçe banuese në Lezhë, larguar nga banesa, e cila deklaron se është larguar nga banesa me dëshirën e saj. Me cilësinë e provës materiale u bllokua një letër dhe celulari, të lëna nga ana e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook