Ballina Aktualitet Gjendet lëndë eksplozive pranë makinës së Drejtorit të Hekurudhave në Durrës

Gjendet lëndë eksplozive pranë makinës së Drejtorit të Hekurudhave në Durrës

Pranë makinës së Drejtorit të Hekurudhave në Durrës, është gjetur një shishe e mbushur me lëndë eksplozive. Raportohet se pranë makinës është gjetur dhe një telefon celular që mendohet se mund të përdorej për një shpërthim të mundshëm.

Dyshohet se kjo lëndë eksplozive ka qenë e destinuar për Drejtorin e Hekurudhave të qytetit të Durrësit. Priten hetime të mëtejshme për të gjetur origjinën e objektit dhe autorin. 

Çdo gjë mbendet në vlerën e një dyshimi, ende nuk ka asnjë deklaratë për sqarimin e ngjarjes.