Ballina Ekonomi GRAFIKET/ Shqiptarët “qejflinj”, shpenzime marramendëse për argëtim deri në 2008, por më...

GRAFIKET/ Shqiptarët “qejflinj”, shpenzime marramendëse për argëtim deri në 2008, por më pas…

SHPËRNDAJE

Që shqiptarëve u pëlqen të rrinë sa më shumë në kafene, këtë e tregoi dhe numri i lartë i bareve për banorë, ku Shqipëria renditej e dyta në botë pas Spanjës.

Edhe për veshje, ndonëse të varfër, shpenzojmë rreth 5% të totalit, një peshë e njëjtë kjo me mesataren e Bashkimit Europian. Nuk kemi lënë pas as shpenzimet për argëtim dhe kulturë, ku kryesojnë Gjirokastra dhe Saranda.

Por, të dhënat e INSTAT për konsumin final sipas grupeve kryesore tregojnë se paskemi qenë shumë më mirë gati 10 vjet më parë.

Deri në vitin 2008, shpenzimet për hotel, kafene e restorante; veshje dhe këpucë dhe argëtim e kulturë janë rritur me ritme shumë të shpejta. Ekonomia në atë kohë rritej me shpejtësi, bizneset kishin likuiditete, ndërsa informaliteti më i lartë siguronte më shumë cash në duart e shumëkujt. Në 2008-n u arrit dhe rritja më e lartë ekonomike, në gati 8%.

Më pas duket se ka ardhur dhe kthesa, teksa vendi hyri në krizë ekonomike, e nxitur nga ajo globale dhe të ardhurat e disponueshme nuk ishin më aq të larta, duke bërë që shqiptarët të shpenzonin më pak për gjëra jo të domosdoshme. Siç duket nga grafiku i “konsumit në Hotele, kafene dhe restorant”, pas vitit 2008, shpenzimet për këtë kategori kanë ardhur në rënie dhe janë gjallëruar lehtë vetëm në vitin 2015.

E njëjta tendencë konstatohet dhe me shpenzimet për veshje e këpucë (Grafiku i konsumit), të cilat kanë vijuar të rriten, por me ritme shumë më të ngadalësuara se deri në para 2008-s.

Shpenzimet për argëtim e kulturë u rritën deri në 2007-n dhe më pak kanë qenë pothuajse në stanjacion, duke rënë në 2012-n dhe 2015-n.

Në të kundërt, shpenzimet për ushqime e pije alkoolike kanë vijuar rritjen e fortë, duke reflektuar faktin se konsumatorët kanë pasur më pak para në dispozicion, që i kanë shpenzuar për nevojat e domosdoshme. Në fakt, Anketa e fundit e Buxhetit të Familjeve të INSTAT, e vitit 2015, gjeti se pesha e shpenzimeve për ushqime u rrit sërish me 3-4 pikë përqindje në rreth 50%, duke qenë më e larta në Europë.

Edhe sipas tabelave të publikuara nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat), shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) ishin 4.9%, më të lartat në Europë. Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) për këtë produkt është 3.3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.1% e 28 vendeve të Bashkimit Europian. T

ë dhënat e Eurostat tregojnë se jo vetëm shqiptarët shpenzojnë më shumë për të siguruar këtë nevojë bazë jetike, por kjo përqindje është më e lartë se 10 vjet më parë. Në 2007-n, viti më i hershëm kur i raporton të dhënat INSTAT, kjo përqindje ishte 4.4, ndërsa në 2016-n u shënua niveli maksimal prej 4.9% e PBB-së (të dhënat e Eurostat janë përditësuar në qershor 2017).

Dhe teksa shpenzojmë më shumë (relativisht) për t’u ushqyer na del më pak për të harxhuar në kafe, restorante, për veshje e argëtim./monitor

 

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Lexon Kadarenë dhe dëgjon Eliza Dumin”, kush është Sladjana Stojiljkoviç, vajza serbe që po studjon gjuhën shqipe në Beograd

VIDEO/ Ministrja e Drejtësisë i përgjigjet denoncimit të qytetarëve, shkarkon “live” 3 zyrtarët e Hipotekave

Rama bën për “ujë të ftohtë”profesorët e Akademisë së Shkencave: Institucion i rrënuar, kufoma e vetvetes

Urdhëroi vrasjen e 8 mijë burrave myslimanë, Gjykata e Hagës dënon me burg të përjetshëm “Kasapin e Bosnjës”, Ratko Mlladiç

DOSSIER/ Si u vra Vasil Shanto, simbol i rezistencës shqiptare në Luftën e Dytë Botërore

“Jo vetëm gjoba, por dhe…”, Policia Rrugore prezanton Lotarinë e Radarit: Ja çfarë do të fitojnë 20 shoferët më të mirë

“Kemi një vit e gjysmë pa u paguar”, punonjësit e 55 kompanive të By-Passit të Fierit e Vlorës në protestë

Sapo kishte dalë nga burgu, kapet sërish i “forti” shqiptar në Itali. Policia i zbulon kokainë, armë dhe mijëra euro në banesë (Foto)

Skandali/ Ja sa duhet të paguash në spital për t’u futur në operacion pa radhë e pa asnjë dokumentacion (Video)

“Do ta vrasim të birin e kokëmushkës amerikane”, ISIS kërcënon me jetë djalin e Donald Trump, alarmohet Shtëpia e Bardhë

Artikulli paraprak“Çmendet” 20-vjeçari lezhjan, merr automatikun dhe qëllon me breshëri në ajër. Terrorizohen banorët
Artikulli tjetërDy vëllezërit nga Durrësi kërcënojnë sërish se do të hidhen nga pallati: Nga shtëpia do të dalim vetë të vdekur