Ballina Kryesore Gramoz Ruçi zgjidhet me 80 vota pro kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Gramoz Ruçi zgjidhet me 80 vota pro kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Me 80 vota pro, Gramoz Ruçi u zgjodh kryetari i ri Kuvendit të Shqipërisë për një mandat 4-vjeçar.

Deputetët e LSI-së nuk morën pjesë në votimedhe pse ishin në sallë, ndërkohë që deputetët e PD-së kanë votuar kundër.

Ruçi ishte kandidatura e vetme e propozuar nga Partia Socialiste dhe votimi u prit pa shumë surpriza.

Komisioni i votimit u përbë nga 5 anëtarë, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës. Në fund votat për Ruçin kanë rezultuar 80 pro, 40 kundër, 1 abstenim, ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në votim.

Teksa falenderoi të gjithë deputetët për besimin, Ruçi u shpreh se do të jetë garant i zbatimit të Kushtetutës.

Gjithashtu kryetari i ri i Kuvendit kërkoi bashkëpunim me opozitën për zhvillimin e vendit.

“Mirënjohje të thellë për besimin që më dhatë duke më zgjedhur kryetar të KuvenditDo të jem garant i zbatimit të Kushtetutës së Shqipërisë dhe kurdoherë në shërbim të qytetarëve dhe në mbështetje të secilit prej jush për të ushtruar përgjegjësitë dhe të drejtat në shërbim të Republikës. Për qytetarët, Kushtetuta është themeli i të drejtave, kurse për ne është themeli i detyrimeve në shërbim të të drejtave të të gjithë qytetarëve. Unë jam i vetëdijshëm se drejtimi i legjislativit është një detyrë supreme.

Vullneti i popullit ja delegoi qeverisjen një partie të vetme, përgjegjësia jonë do ua kthejë këtë pushtet qytetarëve nëpërmjet ligjeve e reformave që do të hartojë ky parlament.
Ku kuvend është rezultat i vendimit qytetar por nisur nga bindjet dhe morali im politik do t’i bëja thirrje shumicës se fitorja nuk është gjithçka. Misioni ynë ka qenë dhe është t’u shërbejmë pa përjashtim qytetarëve. Nga ana tjetër u bëj thirrje opozitareve që t’i bashkohen këtij tempulli. Opozita nuk i shërben shumicës dhe qeverisë, por qytetarëve. Ata presin nga të dyja opozitat që të kontrollojë qeverinë” , 
deklaroi Ruçi.