Ballina Kryesore Grida Duma sulmon Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun: Nuk mendoj fare për...

Grida Duma sulmon Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun: Nuk mendoj fare për to, i kam quajtur humbje kohe

Grida Duma duket se e ka humbur respektin për paraardhëset e saj në Partinë Demokratike, të cilat kanë dhënë një kontribut disa vjeçar për këtë forcë politike.

E ftuar në emisionin e Jonida Shehut në Top Channel, deputetja e djathtë është vendosur në dilemë për të zgjedhur disa nga personazhet më të njohura brenda kësaj partie.

Teksa u pyet se çfarë mendon për Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun, Grida tha se nuk mendon fare për to, sepse e quan humbje kohe.

“Pse duhet domosdoshmërisht të mendoj për to? Nuk mendoj fare, absoolutisht. E kam quajtur humbje kohe, jo sot por gjithmonë”, u shpreh Grida për dy ndër figurat më të rëndësishme në historinë e Partisë Demokratike.