Ballina Kryesore “Gruaja e tretë e sunduesit të Katarit, por më e rëndësishmja”, njihuni...

“Gruaja e tretë e sunduesit të Katarit, por më e rëndësishmja”, njihuni me Sheikha Moza bint Nasser (FOTO)

Sheikha Moza bint Nasser është një nga tre gratë e emirit të Katarit, por edhe pse vetë e treta ajo ka arritur të marrë të gjithë vëmendjen e mediave botërore.

Elegante dhe me shumë stil, por Sheikha ka 7 fëmijë, 5 djem dhe 2 vajza, e megjithatë kjo nuk e ka penguar që të jetë në top formë.

Ajo u martua me emirin e Katarit në vitin 1977, kur ishte vetëm 18 vjeçe dhe studente në Universitetin e Katarit, ku edhe u diplomua nën titullin e sociologes.

Ajo çka e bën Sheikha Moza bint Nasser një grua me influenca dhe angazhimi i saj në ndërtimin e institucioneve arsimore ka bërë që të posedojë plot shtatë doktorata nderi.

Sheikha është shumë aktive në organizatat si Organizata Demokratike Arabe, Organizata për Arsim, Shkencë dhe Zhvillim të Shoqërisë dhe programe të ndryshme për të ndihmuar fëmijët.

Gjithashtu puna e saj në “Fondacionin e Katarit”, të drejtuar nga bashkëshorti i saj, bëri që të ndërtohet “Qyteti i Arsimit”, më i rëndësishmi në Katar, i cili bëri të mundur që në këtë korpus të jenë edhe fakultete amerikane.

Sheikha Moza e shoqëron shpesh bashkëshortin e saj në udhëtimet dhe takimet zyrtare dhe pikërisht në këto takime ajo ra në sy për stilin, qëndrimet dhe artikulimin perfekt në fjalime.

Ajo thuhet se është dashuria më e madhe e Sheikut Hamad bin Khalifa Al-Thani, dhe djali i tyre Tamim, ndonëse nuk është fëmija i parë i sunduesit të Katarit, është emëruar princ i kurorës dhe ka titullin “Emir”.

Revistat e modës “Vogue” dhe “Vanity Fair” e vendosën Sheikhan në listën e grave më me stil dhe që vishet më me stil nga gratë me gjak blu.

Nuk do mend që Sheikha Moza është një nga zonjat e pakta, e cila vishet çdo ditë me rroba nga firmat e saj të preferuara si Channel, Givenchy apo Dior. Veshje të cilat shumicën e rasteve janë të dizenjuara vetëm për të dhe që vlera e tyre mund të shkojë deri në 100 mijë dollarë.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë – Peqin/ Përplasen dy automjete, dy fëmijë të plagosur dhe një i rritur